Mehmeti nuk duket, asnjë vendim zyrtar nga Partizani

schedule12:21 - 30 Tetor, 2019

schedule 12:21 - 30 Tetor, 2019

Partizani kryeson Kategorinë Superiore pas 10 javësh kampionat, por pavarësisht kësaj në kampin e kuq kanë qenë disa problemet. Së fundmi pati një përplasje mes trajnerit Franco Lerda dhe ndihmësit të tij, Dritan Mehmeti.

Gjithccka kulmoi pas ndeshjes Partizani-Kukësi, kur u desh ndërhyrja e pjesëtarëve të klubit për të qetësuar gjakrat. Debati kishte nisur në pankinë, kur Lerda vendosi të aktivizojë Broën në vend të Jasir Asanit.

Ditën e sotme Mehmeti nuk është shfaqur në stërvitje dhe me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e “demave të kuq” në vazhdim. Gjithsesi te Partizani ende nuk kanë bërë asgjë zyrtare. Drejtori Olsi Rama u mundua ta zbuste atë që ndodhi mes trajnerëve, por ëshët e qartë se Lerda e Mehmeti nuk mund të punojnë më së bashku.

E SHKUARA – Italiani, i cili e ka treguar shpesh gjaknxehtësinë e tij, që në fillim tregoi se donte të besuarit e tij në staf. Corrado Sakone u largua, ndërkohë që edhe me Mehmetin Lerda kishte probleme. Gjithsesi palët vazhduan bashkëpunimin.

Një vendim i gabuar i klubit të Partizanit, që nuk e ka lexuar situatën drejt dhe të parandalonte situata të tillë. Mehmeti ishte vjet pjesë e stafit të Skënder Gegës dhe normalisht Lerda i ardhur nga Italia do të donte të besuarit e tij në staf. Gjithsesi tanimë duhet parë përpara në kampin e kuq. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!