Seanca për Gërdecin/ SHBA i kthen përgjigje SPAK: Të merren në pyetje…

schedule11:08 - 6 Mars, 2024

schedule 11:08 - 6 Mars, 2024

TIRANË- Në seancën ndaj Fatmir Mediut për shpërthimin e “Gërdecit”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kthyer përgjigje Gjykatës se Posaçme ku kërkojnë pyetje të tjera shtesë dhe informacion mbi statusin penal të personave që kërkohet të merren në pyetje.

SPAK ka kërkuar të merren në pyetje shtetas amerikanë, mes të cilëve Patrick Henry, përfaqësues i kompanisë amerikane SAC.

Më herët, ish-ministri i Mbrojtjes , Fatmir Mediu, jashtë ambienteve të SPAK u ka  bërë thirrje që dëshmitarët të mos heshtin, por të flasin për të drejtën e tyre.

“Sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje që gjithsecili të vijë dhe të mbajë qëndrimin për të drejtën e tyre dhe të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes. Do të ishte më mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin dritë për të shmangur çdo manipulim që është bërë nga grupe apo interesa të ndryshme politike. Unë kam pritur mbi 16 vite të pyetëm nga Prokuroria, dhe Prokuroria e ka pasur të gjithë mundësinë të pyesë po asnjëherë nuk ka denjuar të pyesë”, është shprehur Mediu.