Lufta në Gaza/ Erdogan: Izraeli po kryen gjenocid duke masakruar popullin

schedule09:16 - 6 Mars, 2024

schedule 09:16 - 6 Mars, 2024

Rexhep Tajip Erdogan sulmoi sërish Benjamin Netanyahu.

“Izraeli po kryen një gjenocid të qartë kundër palestinezëve”, vuri në dukje presidenti i Turqisë, duke theksuar se “po masakron popullin”.

“Izraeli nuk i lë banorët e Gazës pa ushqim dhe ujë, ai po i masakron brutalisht dhe po hedh bomba. Prej 151 ditësh jemi dëshmitarë të një prej barbarive më të mëdha të shekullit të kaluar”, tha presidenti i Turqisë.

“Netanyahu dhe qeveria e tij e verbër, me mbështetjen e Perëndimit, po kryen një gjenocid të qartë kundër palestinezëv. Unë kam pranë meje vëllanë tim, Mahmud Abbas dhe i shpreh ngushëllimet e mia”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, mediat turke theksojnë se Turqia vazhdon të eksportojë në Izrael duke thënë: “E para në eksportet e frutave dhe perimeve në Izrael. Vazhdojnë shitjet e çelikut, çimentos etj”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!