Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Detaje nga atentati në Lezhë, 54-vjeçari u zu në pritë nga 4 persona të maskuar dhe u qëllua me breshëri automatiku

schedule09:18 - 6 Mars, 2024

schedule 09:18 - 6 Mars, 2024

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës.

Dyshohet se në atentatin ndaj 54-vjeçarit Agron Puka janë të përfshirë katër persona. Tre persona kanë qenë jashtë automjetit, ndërsa një i katërt ndodhej në automjet.

Pasi është qëlluar me breshëri ndaj 54-vjeçarit, janë larguar menjëherë me automjet. Fillimisht ata kanë pritur para shkollës, sapo Puka ka çuar fëmijët është qëlluar kur po niste makinën të largohej.



Sipas të dhënave të para, mësohet se autorët kanë qenë të maskuar. Ndërkohë po hetohet në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!