Blinken: Hamasi të vendosë nëse është i gatshëm për armëpushim, të rriten ndihmat për Gazën

schedule16:23 - 5 Mars, 2024

schedule 16:23 - 5 Mars, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se i takon Hamasit të vendosë nësë është i gatshëm për armëpushim.

Gjatë fjalës së tij në Dialogun e gjashtë Strategjik Katar-SHBA në Uashington, Blinken u shpreh se është urgjente që të rritet ndihma për Gazën, shkruan Al Jazeera.

“Ne kemi një mundësi për një armëpushim të menjëhershëm që mund të sjellë pengjet në shtëpi dhe të rrisë në mënyrë dramatike sasinë e ndihmës që hyn në Gaza. I takon Hamasit të marrë vendime nëse është i gatshëm të përfshihet në atë armëpushim. SHBA i është mirënjohëse Katarit dhe Egjiptit për rolin që luajtën vitin e kaluar në arritjen e një armëpushimi të përkohshëm dhe që ata vazhdojnë të luajnë.

Është urgjente, pavarësisht nga një armëpushim, të rritet në mënyrë dramatike sasia e ndihmës që hyn në Gaza. Situata për fëmijët, gratë, burrat që kapen në mes të zjarrit është e papranueshme dhe e paqëndrueshme. Kjo kërkon më shumë kalime dhe më shumë ndihma për të hyrë. Pasi ndihma është futur, ajo kërkon t’u dërgohet njerëzve që kanë nevojë për të”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!