Janë luajtur sot pesë sfida të vlefshme për fazën e 1/8-ve në EFL Cup. Manchester City nuk ka falur dhe ka mposhtur me rezultatin 3-1 skuadrën e Southampton. Otamendi dhe një dopietë e Agueros kanë mjaftuar që djemtë e Guardiolës të arrijnë në çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Everton ka mposhtur pastër 2-0 skuadrën e Watford, që po kalon një moment shumë të vështirë. Holgate hapi serinë e golave në minutën e 72-të, ndërsa Richarlison ndëshkoi ish-ekipin e tij në sekondat e fundit të sfidës.
Leicester vazhdon të dhurojë spektakël dhe të marrë rezultate pozitive. “Dhelprat” e Brendan Rodgers mposhtën 1-3 ekipin e Burton. Në dy takimet tjera, Colchester ka fituar 1-3 kundër Craëley, ndërsa Oxford mposhti me penallti Sunderlandin./abcnews.al
EFL Cup, 1/8
Man. City – Southampton 3-1
Everton – Watford 2-0
Burton – Leicester 1-3
Crawley – Colchester 1-3
Oxford – Sunderland 1-1 (2-1)