Kryeministri Rama në Greqi takohet me homologun Mitsotakis

schedule20:36 - 29 Tetor, 2019

schedule 20:36 - 29 Tetor, 2019

U desh të kalojnë rreth 4 orë që të zbardhet takimi i kryeministrit Rama me homologun grek.

Zyra e shtypit në selinë qeveritare bëri me dije se dy kryeministrat diskutuan të gjitha cështjet e përbashkëta.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se pavarësisht vendimit të këshillit të Bashkimit Evropian, Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave.

Në të njëjtën kohë është në interesin e vendit tonë po aq sa në atë të Greqisë fqinje që të forcohet bashkëpunimi mes të dyja palëve..

Po sipas zyrës së shtypit të kryemiistrisë, Kriakos Micotakis theksoi se Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim.

Në tavolinë dy homologët kanë vendosur edhe cështjen që shqetëson minoritetin grek në Shqipëri, atë të pronave dhe të vetdeklarimit/censusit për të cilat kryeministrit Micotakis ka parë angazhim tek qeveria shqiptare për ti vënë në rrugën e zgjidhjes.

Vec kësaj kryeministri grek nënvizoi se marrëveshja dypalëshë për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek.

Zyra e shtypit e kryeministrisë nuk ka dhënë asnjë informacion se cfarë u diskutua për kufijtë detarë ndonëse është një ndër temat më të mprehta për të dy vendet fqinjë. Por ë sigurtë është se kreu i qeverisë greke ka pranuar ftesën e homologut të tij shqiptar për të vizituar Shqipërinë në një të ardhme të afërt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!