Një person ka rënë pranga për dhunë në familje. Sipas policisë së Shkodrës është arrestuar 37 vjeçari banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa një 41-vjeçar banues në fshatin Dom, është proceduar panelisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

