Lufta në Ukrainë/ 12 të vdekur nga sulmi rus në Odesa, mes tyre pesë fëmijë

schedule09:10 - 4 Mars, 2024

schedule 09:10 - 4 Mars, 2024

Ka shkuar në 12 numri i të vrarëve në Odesa, pasi forcat ruse goditën me dron një bllok apartamentesh.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se nevojitet vullnet politik për të siguruar që Ukraina të ketë furnizimet ushtarake që i nevojiten ose bota do të përballet me “një nga ngjarjet më të turpshme në histori”.

“Kryesorja është vullneti politik për ta bërë këtë të ndodhë, për të siguruar nivelin e furnizimeve që do të ndihmojnë,” tha Zelensky.

Guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper, shkroi në Telegram se ekipet e shpëtimit, duke punuar deri në mbrëmjen e sotme, gjetën trupin e një vajze tetëvjeçare pranë trupit të vëllait të saj të madh.

Më herët gjatë ditës së sotme ekipet e shpëtimit gjetën trupat e një nëne dhe foshnjës së saj. Kiper njoftoi se pesë nga të vdekurit në pallatin e Odessa ishin fëmijë, më i vogli vetëm katër muajsh.

Odesa ka shpallur ditën e sotme ditë zie.

/abcnews.al