Në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë” në “ABC News” Ervis Iljazaj foli për Samitet e mbajtura në Tiranë, duke u ndalur tek politika e jashtme dhe politika e brendshme.
Gjatë intervistës në studio, Iljazaj tha se gjeopolitika nuk ka parime dhe se marrëdhëniet mes shteteve ndërtohen nëpërmjet interesave. Gjithashtu shtoi kryeministri Edi Rama i ka dhënë shumë protagonizëm Shqipërisë.
“Raportet midis shteteve ndryshojnë, por nuk do të thotë që edhe aleancat janë të përjetshme. Historia na ka treguar që aleancat ndryshojnë. Përderisa këta njerëz do të ndjekin gjeopolitikën e Perëndimit dhe të NATO-s do të jenë të preferuar. Gjeopolitika nuk ka parime, marrëdhëniet ndërtohet nëpërmjet disa interesave. Rama i ka dhënë provat që i përshtatet konjukturave amerikane. Këtu ishte Blinken, Rama më pas takoi Erdogan. Kishim dy Samite në Tiranë. E kemi parë që Rama i ka dhënë një protagonizën Shqipërisë që nuk përputhet me kapacitetet e Shqipërisë. Pra Rama ka marrë një rol të rëndësishëm më politikën e jashtme”, ka thënë ai, duke shtuar: “Se ka kohë që Edi Rama merret vetëm me politikën e jashtme dhe e ka më të thjeshtë. Duke qenë se vëmendja është edhe tek konfliktet dhe politika e jashtme.
Ndërsa eksperti i Siguri Ilir Kulla u shpreh:
“Rama po luan rolin e një aktori në rajon, kur i duhet bën atë të Ballkanit të Hapur, kur sheh që nuk i shkon mban disa teza të tjera. Si Rama, Vuçiç dhe Zelensky e shohin fatin në faktorë të brendshëm. Shqipëria i rri shumë e ngushtë tani, dhe jemi në një moment kur palët kanë nevojë për të pasur vende të tilla. Këto janë si historia në kohën e Enver Hoxhës, që i kemi kritikuar”.
/abcnews.al/