Darka e fundit e Mogherinit: Mblidhen në Bruksel 6 liderët e Ballkanit Perëndimor

schedule15:19 - 29 Tetor, 2019

schedule 15:19 - 29 Tetor, 2019

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini organizon një darkë jo-zyrtare në Bruksel ku liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor priten të shkëmbejnë këndvështrimet e tyre mbi zhvillimet në rajon, të bisedojnë mbi sfidat që kanë përpara dhe të bëjnë një bilanc tê hapave që janë arritur në pesë vitete e fundit.

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini organizon një darkë pune jozyrtare me liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në këtë darkë pune pritet të bëhet një bilanc i arritjeve gjatë 5 viteve të mandatit të kryediplomates Mogherini dhe sfidave që kanë përpara vendet e rajonit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic duke u përgjigjur për ABC Neës në konferencën e mesditës së këtij institucioni..

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e KE-së: “Zv/presidentja e Komisionit Europian dhe njëkohësisht përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini do të ftojë sonte liderët e Ballkanit Perëndimor për një takim jozyrtar në formatin e një darke pune. Kjo darkë është e fundit në serinë e takimeve të rregullta të punës me liderët e rajonit që janë kryer vitet e fundit. Liderët priten të shkëmbejnë këndvështrimet e tyre mbi zhvillimet në rajon, të bisedojnë mbi sfidat që kanë përpara dhe të bëjnë një bilanc tê hapave që janë arritur në pesë vitete e fundit. Ndërkohë në nivelin e komunikimit, ne do të publikojmë një deklaratë mbi përmbledhjen e diskutimeve.”

Kjo është darka e fundit e kryediplomates Mogherini para përfundimit të mandatit të saj në ekipin Junkcer të Komisionit Europian. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!