Eksperti i çështjeve të integrimit, Nino Strati përmes një lidhje ‘live’ në News Line në ABC News, foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai u shpreh se Greqia është pro procesit të integrimit, ndërsa shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk varet nga shtetit grek.
Nër të tjera Strati tha se në tërësi Greqia ka qenë pro integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Më datë 21 dhe 22 do të zhvillohet mbledhja e radhës e këshillit dhe aty mund ta shohim më qartë qëndrimin e Greqisë. Mund te ketë vende të tjera që kanë abstenuan ose nuk kanë vetuar, mund të mos ketë qenë vetëm Greqia.
Në tërësi Greqia ka qenë pro integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ka qenë gjithmonë aleat i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Është në dorën e Shqipërisë e jo BE-së se sa shpejt do të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Shoh dyanësi, nga një anë kërkohet Ballkani Perëndimor si i tërë dhe herë për disa vende. BE ka tentuar që një grup të caktuar ta anëtarësojë, në rastin konkret ka diferenca mes vende, p.sh. Mali i Zi është më para me hapat për integrimin. Është moment deçiziv edhe për vetë BE-në. Mund të ndodhë që ne të përparojmë shpejt, por edhe mund të kemi ngecje, ndaj s’mund të them për një afat konkret.”, tha ai. /abcnews.al