Milner: VAR i tepërt, ja pse jam kundër teknologjisë

schedule13:14 - 29 Tetor, 2019

schedule 13:14 - 29 Tetor, 2019

Në Angli vazhdojnë të kenë konsestime në përdorimin e VAR-it. Edhe këtë fundjavë ndeshjet e ‘Premier Liga’-s morën një rrjedhë tjetër nga vendimet e VAR. Është mesfushori i Liverpool-it, James Milner, i cili e kundërshton hapur përdorimin e teknologjisë.

“Thjesht nuk më pëlqen. Ndoshta jam pak me të vjetrën, por jam mëse i bindur se ka shumë debat rreth VAR.”- deklaron Milner për The Guardian. “Teknologjia që përcakton nëse topi e kaloi ose jo vijën është mëse e drejtë, është si e zeza mbi të bardhën. Ndërsa kur ti shënon dhe i gjithë stadiumi është në këmbë duke festuar dhe më pas ndërhyn VAR, për mua nuk ka kuptim. Të gjithë biem në qetësi, është gol apo jo?”- vazhdon anglezi.

“Futbolli është një lojë ku gabimet njerëzore janë mëse normale. Kështu si po shkon situata VAR po e merr 100% kontrollin e lojës. Besoj se edhe lojtarë të tjerë mendojnë si unë, ende ka shumë pikëpyetje.”- mbyll 33-vjeçari. Liverpool vazhdon të qëndrojë në kreun e renditjes me një diferencë prej 6 pikësh nga vendi i dytë që mbahet nga Manchester City. Por, Milner e di shumë mirë që gara për titullin sapo ka filluar. /abcnews.al