Ende nuk dihet saktësisht se cila është e ardhmja e Luka Modric, megjithëse mundësitë ekzistojnë që të jetë larg Spanjës.
Siç raporton “Fotomac”, futbollisti kroat mund të largohet nga Real Madrid për t’u transferuar në Turqi, ku kanë mbërritur oferta nga Galatasaray dhe Fenerbahce.
Propozimi ekonomik është rreth 3.5 milionë euro, shifër kjo padyshim më e ulët se ofertat saudite apo nga MLS./h.ll/abcnews.al