Në kërkim për tentativë vrasjeje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, dy të arrestuar në Tiranë

schedule09:40 - 29 Shkurt, 2024

schedule 09:40 - 29 Shkurt, 2024

Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në prangat e policisë së Tiranës. Policia njofton se një 40 vjeçar u arrestua pasi ndaj tij ishte dhënë masa “arrest me burg” për “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. Dashamir Hoxha ka tentuar të vrarë me thikë një 24 vjeçar në 3 qershor të vitit të kaluar.

Në pranga ka rënë edhe një tjetër 40 vjeçar pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./abcnews.al