Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Betimi i rremë, kur Agim Kajmaku thoshte se ai është “e vërteta”

schedule10:03 - 29 Tetor, 2019

schedule 10:03 - 29 Tetor, 2019

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku përbetohej publikisht në Facebook gjatë vapës djegëse të gushtit se jo vetëm që nuk i ishte ndaluar hyrja në Greqi, por se nuk ishte dënuar kurrë n ëkëtë shtet.

Për të vërtetuar këtë, ai tregonte edhe vulat e marra në doganën greke gjatë hyrje-daljeve të muajve të fundit.

Mirëpo, i gjithë ky rezultoi një përbetim i rremë pasi dokumentacioni i Prokurorisë vërteton se ai është dënuar në 13 janar 2003 për falsifikim kartmonedhash nga gjykata e Janinës nën emrin Jorgo Toto.

Prokuroria vërtetoi mbrëmë se shtetasi Jorgo Toto është pikërisht Agim Kajmaku, i cili duhej që ta deklaronte faktin se ishtë dënuar në Greqi tek formulari i dekriminalizimit.

Kajmaku tha se ai nuk e dinte që kishte një dënim për të në Greqi, por prokuroria thekson se ai është arrestuar në flagrancë për falsifikim kartmonedhash dhe fakti që ka një proces gjyqësor të hapur i është bërë e ditur kjo gjë.

Tani është mëse e vërtetuar se Kajmaku bëri betim të rremë në gusht të këtij viti, një rast i përsëritur ky edhe nga kryebashkiakë të tjerë, të cilëve iu zbuluan dënimet e mëparshme.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!