Tahiri: Lerda frikacak, veproi si në derbi. Ja ku gaboi Kukësi

schedule22:24 - 28 Tetor, 2019

schedule 22:24 - 28 Tetor, 2019

Ermal Tahiri, drejtori i Shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Loro Boriçi”, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Ai ka komentuar garën e deritanishme në Superiore dhe shpreson që të vazhdojë kështu.

“Nuk ka asnjë ekip që mund të shkëputet. Partizani ka grup të mirë dhe duhet të kishte më shumë pikë. Të gjitha skuadrat kanë treguar se janë të vështira për t’u thyer. Edhe Laçi, i treti nga fundi, do vendet e sipërme. Ka shkuar 13 pikë pas dy fitoreve të fundit. Kanë pak pikë diferenca. Është kampionat shumë i fortë dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Më parë Skënderbeu kishte diferencë dhe shkëputej”.

“Partizani të gjitha ndeshjet e forta i luan kështu. Ndoshta është pak frikacak, në thonjëza, trajner. Edhe në derbi e ktheu ekipin me pesë mbrojtës. Për pak Tirana desh i barazoi. Ata bëjnë lojë mbrojtëse, ndoshta është stili i trajnerit. Një trajner që do të fitojë dhe ka probleme në sulm, të paktën duhet të bënte tre zëvendësime. Ai bëri vetëm një lëvizje. Këto zgjedhje i ka bërë shpesh. Kukësi ka probleme në mesfushë, gabuan shumë në pasime. Nuk bënë dot as dy pasime. Daljet para i bënë falë lëvizjeve individuale, si me Abazajn. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!