Kryeministri suedez: Dërgimi i trupave në Ukrainë nuk është prioritet i NATO-s për momentin

schedule11:13 - 27 Shkurt, 2024

schedule 11:13 - 27 Shkurt, 2024

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson tha se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, duke thënë se kjo nuk është një çështje e rëndësishme për NATO-n për momentin.

Ai reagoi ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili refuzoi të përjashtonte dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë.

“Për momentin, ne jemi të zënë me dërgimin e pajisjeve të avancuara në Ukrainë në mënyra të ndryshme”, tha ai, duke shtuar se nuk ka kërkesë nga pala ukrainase për dërgimin e trupave.

Komentet vijnë një ditë pasi parlamenti i Hungarisë miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO gati dy vjet pasi vendi historikisht neutral aplikoi për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore.

Si reagim ndaj pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në maj 2022, në të njëjtën kohë me Finlandën, në një ndryshim historik në politikën e saj të sigurisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!