Prokuroria: Kajmaku ka fshehur deklarimet

schedule20:27 - 28 Tetor, 2019

schedule 20:27 - 28 Tetor, 2019

Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar në KQZ vendimin për miratimin e rezultateve të verifikimit për Agim Kajmakun.

Sipas të dhënave të administruara nga prokuroria rezulton se, kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku ka deklaruar të dhëna të tjera në formularin e vetdeklarimit dhe për më tepër është munduar ti fshehë ato.

Sipas prokurorit Arben Kraja, Kajmaku vërtetë është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në Janinë por pika 3, germa ç, kreu i III-të, vendimi nr. 17/2016 i Kuvendit të Shqipërisë përcakton në mënyrë të qartë dhe të detajuar që:

-Subjektet kanë detyrimin ligjor të deklarojnë çdo informacion në lidhje me gjeneralitetet e tyre aktuale dhe të mëparshme, rekordet kriminale brenda dhe jashtë territorit të republikës së Shqipërisë (vendime përfundimtare ose jo, hetime penale jashtë territorit të republikës, masa sigurimi personale, vendime dëbimi,  ndalime, arrestime, hetime etj), gjë për të cilën Kajmaku nuk ka paraqitur situatën reale madje e ka fshehur.

Tashmë KQZ do të vendosë në lidhje me mandatin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut./abcnews.al