“PDIU, pro për të votuar amnistinë penale”/ Idrizi: Do të jemi kundër amnistimit për çështjet e GJKKO dhe SPAK

schedule13:50 - 26 Shkurt, 2024

schedule 13:50 - 26 Shkurt, 2024

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi thotë se kjo forcë politike është pro votimit për amnistinë penale.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Idrizi u shpreh se nuk do të votojë për amnisti që kanë të bëjnë me çështje të GJKKO dhe SPAK.

Sipas Idrizit, amnistia duhet kryer pasi sistemi i burgjeve në vend është i mbipopulluar.

“Duhet që të theksoj faktin që ne në parlament kemi deputetë të Kuvendit, përfaqësues, parlament është vendi i uljes, negociatave, arritjes së një kompromisi. Edhe akti i amnistisë është hap klemece, është bërë çdo vit, për t’i dhënë mundësinë një kategorie të caktuar që të gëzojnë një falje. Kjo bëhet e rëndësishme me ngarkesën që ka sistemi ynë i burgjeve. Shqipëria i ka kapacitetet 105%, kemi numrin më të madh të të burgosurve në raport me popullsinë, në Europën Lindore. Janë një barrë jo e lehtë edhe për buxhetin e shtetit. Një i burgosur, 1635 euro në muaj. Janë para të taksapaguesve shqiptare. Imagjinoni sa do të kurseheshin nëse do të dilnin 2 mijë prej tyre. Është akt klemence, kini parasysh që legjslacioni shqiptar është shumë i ashpër. Parlamentet kanë bërë amnisti. Ne jemi për ta votuar amnsitinë në çdo rast, siç kemi bërë çdo vit. Ne shkojmë rëndom çdo të enjte në parlament, në fund na thonë, u prish kompromisi në fund fare.

Ajo që më vjen të them, ne nuk ka konsultuar kush për çfarë nuk po bien dakord këto dy palët. Ne do të jemi kundra nëse bëhet fjalë për aminsiti që kanë të bëjnë me GJKKO dhe SPAK. Bërja e diskutimeve edhe për amnistinë, e parë me sytë e interesit partiak, tregon që ne në parlament kemi humbur kuptimin se përse ekziston parlamenti. Për çdo ligj, duhet të diskutojmë, të kemi konsensus, që produkti të jetë më i mirë.

Parlamenti voton ligje, parlamenti e ka detyrim e arsyen për ta gjetur këtë kompromis. Nuk di t’ju them se për çfarë neni këta nuk bien dakord, duke u treguar jo serioz edhe me amnistinë, imagjinoni me të tjerat”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!