Klubi i Futbollit Tirana ka njoftuar se Endri Vrapi është zyrtarisht pjesë e stafit teknik të Tiranës.
Ish-mbrojtësi që ka mbrojtur ngjyrat bardheblu si futbollist, tashmë rikthehet në statusin e zëvendës trajnerit.
Vrapi do të jetë krah trajnerit Erbim Fagu dhe ndihmës trajnerit Vangjel Mile për të dhënë kontributin e tij në pankinën e klubit kryeqytetas./h.ll/abcnews.al