Përplasje mes fermerëve dhe policisë po ndodhin në këto momente në Bruksel, ku sot janë mbledhur ministrat e Bujqësisë të 27 vendeve të BE-së dhe fermerët. Rreth 300 traktorë janë rreshtuar në qendër të qytetit dhe Rue de la Loi është bllokuar nga fermerët.
Një muaj pas demonstratave të mëdha në Belgjikë, fermerët po bëjnë thirrje që kërkesat e tyre të dëgjohen sërish.
Police using water cannon to extinguish fires as farmers protest outside a meeting of EU agriculture ministers in Brussels. Tractors line the streets. pic.twitter.com/1rUgAKmpXb
— Rosie Birchard (@RosieBirchard) February 26, 2024
Nën tingujt e muzikës dhe parullave, fermerët ngritën barrikada të bëra me pleh organik dhe goma. Policia tentoi të bllokonte kalimin e fermerëve me të paktën tre topa uji, por ata thyen kangjellat dhe iu afruan ndërtesës ku do të mblidhen ministrat e Bujqësisë.
Më pak se një muaj pas atij që u cilësua si një mobilizim “historik” bujqësor në kryeqytetin belg më 1 shkurt, kur më shumë se 1300 traktorë mbushën rrugën, sot fermerët po kthehen për të shprehur zemërimin e tyre për mungesën e përgjigjeve nga autoritetet europiane.
Në një deklaratë, Federata e Fermerëve të Rinj shprehu keqardhjen që “asnjë përgjigje strukturore e mbështetur nga federata nuk u vendos në axhendën e Këshillit të Bujqësisë të kësaj të hëne”.
“Europa duhet të mbrojë më mirë bujqësinë e saj, veçanërisht në kontekstin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë,” shton federata.
“Europa duhet të ketë gjithashtu mjetet për të përmbushur ambiciet e saj duke i siguruar Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) një buxhet të mjaftueshëm për t’i lejuar fermerët të fitojnë të ardhura për përpjekjet e shumta që bëjnë për të mbrojtur mjedisin.”
Ain’t no party like a CAP party ??#Monday #Brussels pic.twitter.com/unpddWRhGs
— Robert O'M (@ipcress) February 26, 2024
Protestuesit tashmë po hyjnë në kryeqytet, sipas policisë së Brukselit. Autoritetet rekomanduan që qytetarët të shmangin lëvizjen me makina.
Siç raporton Le Soir, demonstrata e sotme përfshin sindikatat bujqësore nga Ëallonia dhe Flanders (Belgjika jugore dhe veriore), si dhe fermerë nga Franca, Italia, Spanja, Gjermania dhe Luksemburgu.
Στις Βρυξέλλες οι αγρότες #farmersprotest #brussels pic.twitter.com/gXnF1wkfdJ
— Eirini Zarkadoula (@ezarkadoula) February 26, 2024
Protestuesit pritet të hyjnë në kryeqytet rreth orës 9:30 dhe të takohen në orën 11:00 në sheshin Schumann, jashtë selisë së Këshillit të BE-së, ku do të takohen Ministrat e Bujqësisë.
Ndër kërkesat kryesore të fermerëve, të cilat thonë se ende nuk janë dëgjuar, janë: të ardhura të barabarta, përfundimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe rritja e buxhetit të Politikës së Përbashkët Bujqësore.
/abcnews.al