Irani dënoi sot sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Jemen dhe i akuzoi se duan të “përshkallëzojnë tensionet dhe krizat në rajon”.
“Me sulme të tilla, Amerika dhe Britania po përpiqen të përshkallëzojnë tensionet dhe krizat në rajon dhe të zgjerojnë fushën e luftës dhe destabilitetit”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Khanani.
Ai shtoi se një “operacion i tillë ushtarak arbitrar dhe agresiv” nuk do t’u sjellë asgjë shteteve agresore.
/abcnews.al