VIDEO/ Kapet me armë zjarri, kallashnikov e municion luftarak, pranga 31-vjeçarit në Fier

schedule11:44 - 24 Shkurt, 2024

schedule 11:44 - 24 Shkurt, 2024

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shinat”. Në pranga ka rënë një 31-vjeçar.

Gjatë këtij operacioni 31-vjeçarit i janë gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 2 krehra me fishekë dhe 530 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“Policia kap në flagrancë dhe vë në pranga poseduesin e armëve dhe të municionit. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Shinat”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armëve dhe municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/