Zelensky: Qëllimi i Putinit është të shkatërrojë NATO-n

schedule23:48 - 23 Shkurt, 2024

schedule 23:48 - 23 Shkurt, 2024

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se qëllimi përfundimtar i presidentit rus, Vladimir Putin është të “shkatërrojë” aleancën ushtarake të NATO-s.

“Ai është një person i papërshtatshëm që është një kërcënim për të gjithë botën. Ai do të shkatërrojë NATO-n, ky është qëllimi i tij”, ka thënë Zelensky në një intervistë për Fox News.

Udhëheqësi ukrainas shtoi se lufta në Ukrainë do të marrë fund pasi “bota do të kuptojë” kërcënimin që paraqet Putin.

Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit janë përshkallëzuar që kur shpërtheu lufta në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, me NATO-n që qëndron fort pas mbrojtjes së Kievit ndaj pushtimit të Putinit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!