Garanci shtetërore për fasonët, industria do të mbështetet me 4 miliardë lekë

schedule14:09 - 23 Shkurt, 2024

schedule 14:09 - 23 Shkurt, 2024

SHQIPËRI- Qeveria i ka akorduar sektorit të fasonëve një mbështetje financiare në vlerën e 4 miliardë lekëve.

Përmes Aktit Normativ qeveria do t’i vijë në ndihmë sektorit fason, me Instrumentin e Garancisë së re Shtetërore, në mënyrë që ky sektor të përballojë efektet e goditjeve, të përmirësojë proceset teknologjike dhe të rrisë më tej produktivitetin.

Ky instrument synon mbështetjen e këtij sektori nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë.

Sektori fason është dëmtuar për shkak të dobësimit të euros dhe eksportet e tyre rezultojnë me një rënie prej 5% vetëm gjatë janarit duke ndikuar  direkt te fitimet. Kjo pasi euro është monedha me të cilën fasonët eksportojnë produktet në vendet e BE./ abcnews.al