“Donte të më fejonte me zor, krimin e kreva e vetme”/ Zbardhet dëshmia e vajzës: Mora pistoletën dhe e vrava, trupin e fsheha…

schedule09:53 - 23 Shkurt, 2024

schedule 09:53 - 23 Shkurt, 2024

DURRËS- Një ngjarja sa e rëndë, ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje nga fshati Shënavlash i Durrësit. Një 50-vjeçar u gjet i vrarë dhe i varrosur në shtëpinë e tij, një krim për të cilin policia ka vënë në pranga të bijën.

Viktima është Pëllumb Meta, ndërsa autore e dyshuar 19-vjeçarja Hygerta Meta. Të paktën sipas asaj që ka deklaruar vetë e reja, insistimi i të atit për ta fejuar pa dëshirë.

E gjithë ngjarja në fjalë nisi 10 ditë më parë. Ishte djali 25-vjeçar i cili bëri kallëzimin në policinë e Durrësit, për zhdukjen e babait.

Në dëshminë e siguruar nga ABC News mësohet se 19-vjeçarja ka thënë në polici se ka kryer e vetme krimin.

“Babain e vrava se donte të me martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Me tha qe kjo pune është vendosur do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose te vrisja babain. Një ditë nisëm të debatonim prapë kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos me fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”,- ka qenë kjo një pjesë e dëshmisë se 19-vjeçares.

/abcnews.al/