U denoncua i humbur/ Dyshohet se vrau babanë me armë zjarri dhe e varrosi në oborrin e banesës, çfarë dëshmoi 19-vjeçarja në polici

schedule09:19 - 23 Shkurt, 2024

schedule 09:19 - 23 Shkurt, 2024

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Durrës. Pas 10 ditësh kërkime dhe hetime është zbardhur vrasja e një 50-vjeçari,

Sipas informacioneve të Policisë së Durrësit, denoncimi në policisë për zhdukjen e 50-vjeçarit është bërë nga djali i tij 25-vjeç.

Por më pas policia ka gjetur trupin e pajetë të 50-vjeçarit i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës nga vajza e tij,

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren si autore të dyshuar të vrasjes së babait të saj. Në dëshminë e saj të dhënë në policia vajza ka treguar se kanë pasur vazhdimisht konflikte, pasi sipas saj 50-vjeçari ka insistuar vazhdimisht për ta fejuar pa dëshirën e saj.

“Shtetasja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Trupi i shtetasit Pëllumb Meta është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/