Kualifikim dramatik i Frieburgut në fazën e 1/8-ave të Europa League. Skuadra gjermane, e cila kishte barazuar pa gola në takimin e parë ndaj Lensit, pësoi dy herë në pjesën e parë (shënuan Pereira da Costa dhe Wahi), por ia doli të barazonte në fraksionin e dytë (realizoi dygolësh Sallai), duke e çuar ndeshjen në shtesë.
Golin e kualifikimit të Frieburgut e shënoi Gegoritsch në minutën e nëntë të shtesës së parë.
Një kualifikim historik arriti edhe Qarabagu i Redon Xhixhës përballë Bragës në stadiumin “Tofiq Bahramov”. Skuadra azere kishte fituar 2-4 në takimin e parë, ndërsa kohën e rregullt të përballjes së kthimit e mbylli me disfatë 0-2 (Cafarquliyev mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 57-të).
Edhe në këtë ndeshje për të përcaktuar skuadrën që do të vijonte më tej u luajtën dy shtesa me nga 15 minuta.
Vendësit shkurtuan diferencën në 1-2 me Matheus de Barros da Silva në minutën e 102-të, por skuadra portugeze shënoi golin e tretë në të 115-tën me Banzan me 11-metërsh.
Mrekullia ndodhi në minutën e 122-të (Xhixha kishte vetëm 6 minuta në fushë) kur Akhundzade, i asistuar nga Huseynov, realizoi golin e 2-3 (rezultati i përgjithshëm 6-5), që i dha kualifikimin Qarabagut./ h.ll/abcnews.al