Ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea së bashku me politikanin Fitim Zekthi, të ftuar në “Tirana Live” në ABC News, folën për ratifikminin e marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Gjebrea tha se që prej fillimit ka qenë në mbështetje të kësaj marrëveshje. Ndërsa Fitim Zekthi tha se marrëveshja duhet të jetë brenda parimeve kushtetuese.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Gjebrea: Kam qenë në mbështetje të kësaj marrëveshje që prej fillimit. Duhet informacion për nevojat e zbatimit të marrëveshjes dhe uroj që gjithçka të shkojë atje ku duhet. Padyshim shpresojmë që do jetë një marrëveshje që do të ndihmojë fluksin e emigracionit të paligjshëm. Po ashtu të forcohet bashkëpunimin mes dy vendeve.
Zekthi: Sjellja parlamentare është non sens. Por që të rrinë natë e ditë me bilbila , me letra në dorë është pa kuptim. Parlamenti i merr vendim edhe kur nuk ka debat apo diskutim. Thjesht miratohen në mënyrë të menjëhershme. Qëndrimi i opozitës në Kuvend nuk çon askund është anormale. Sjellja politike e një partie politike n uk duhet të dominohet nga kjo lloj kulture, Ka shumë mënyra që mund të japin të drejtë dhe nëse nuk ndodh i drejtohesh njerëzve. Nëse ke të drejtë njerëzit vijnë me ty.
Sa i përket marrëveshjes me emigrantët në Itali, gjykoj që do të duhet që të përpilohet në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë lloj hapësire. Unë mendoj që kjo marrëveshje nuk duhet të miratohej dhe Rama e bëri vetëm për interesa të veta. Por kjo gjë tani ka kaluar dhe u tha që sovraniteti i Shqipërisë nuk preket. Por duhet një marrëveshje e detajuar brenda parimeve kushtetuese./abcnews.al