Gianluigi Buffon nuk njeh limite. Portieri i Juventusit preku disa tema gjatë prononcimit për Tiki Taka, teksa u ndal edhe te trajneri i ri. Sarri njihet për futbollin e tij ofensiv. Ai ka sjellë më shumë qarkullim topi, vertikalizime dhe guxim për të sulmuar. Idetë e trajnerit të ri kanë nevojë për kohën e duhur, por Juventusi ka në kontingjent lojtarë cilësorë dhe inteligjentë.
Portieri i njohur beson se shumë shpejt do të jetë gati Juventusi i Sarrit. Rikthimi i Douglas Costa dhe Ramsey do i kthejë kampionët e Italisë në më shumë spektakolarë. Në fund kombëtarja. Shumë tifozë ëndërrojnë ta shohin përsëri me bluzën e kaltër mbi supe dhe Buffon ka një përgjigje për këtë mundësi.
SARRIZMI – “Besoj se Juventusi i tij do të shihet brenda disa muajsh. Na mungojnë disa aktorë kryesorë në këtë moment, si Douglas Costa dhe Ramsey. Bazohemi shumë te këta dy futbollistë. Kombëtarja? Ka një projekt për të rinjtë që po jep fryte, besoj se prezenca ime hipotetike në kombëtare nuk ka lidhje fare”, përfundon Gigi Buffon. /abcnews.al