Rikthimi i Icardit: Ndihem super, PSG ekipi më i fortë ku kam luajtur

schedule08:30 - 28 Tetor, 2019

schedule 08:30 - 28 Tetor, 2019

Mauro Icardi ka “rilindur” në Francë. Sulmuesi është rikthyer të shënojë dhe po ndihmon PSG-në në arritjen e fitoreve. 26-vjeçari shënoi dy golat e parë në fitoren 4-0 kundër Marseille, duke u ngjitur në shifrën e 4 golave në kampionat (ka shënuar edhe 3 në Champions League).

Argjentinasi tregon pas ndeshjes se po kalon një moment të mirë dhe ndihet për mrekulli në kryeqytetin francez. Icardi e ka harruar përfundimisht Interin, teksa nuk i kursen elozhet për ekipin aktual në prononcimin e dhënë për Canal Football Club.

Ish-sulmuesi i Interit është i huazuar te PSG, që ka të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit për shumën e 70 milionë eurove. Me një ecuri dhe efikasitet të tillë, e sigurt që kampionët e Francës do të ushtrojnë opsionin e blerjes së plotë.

“Jam i lumtur për fitoren, ishte shumë e rëndësishme. Jam i kënaqur me dy golat, kam ardhur këtu për të shënuar dhe fituar PSG është ekipi më i fortë në të cilin kam luajtur. Ndihem shumë mirë këtu dhe jam harmonizuar me shokët e skuadrës. Është krijuar një kimi e mirë midis nesh”, thekson Mauro Icardi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!