Antonio Conte duket se ka zgjedhur ekipin e Bayern Munich për sezonin e ardhshëm, por ka kandidatë të tjerë për rolin e trajnerit, përfshirë këtu edhe Jose Mourinho, i cili tashmë po mëson gjermanisht.
Bayern Munich ka pësuar tre humbje radhazi në të gjitha garat, duke përfshirë ndeshjen ndaj Lazios në Champions League, dhe duket se Tuchel në fund të sezonit do të largohet. Disa kandidatë janë lidhur me punën te Bayern dhe sipas raportimeve të fundit nga “Sport Bild”, janë fytyra të njohura në Serie A dhe në Premier League.
Gazeta gjermane pretendon se Conte ka vendosur që të jetë i gatshëm të drejtojë bavarezët sezonin e ardhshëm. Conte ka qenë i lidhur me Milanin, Napolin dhe Juventusin.
Mourinho është gjithashtu një kandidat për këtë deytrë. Sipas raportimeve, tekniku portugez po mëson gjermanisht./h.ll/abcnews.al