Këtë të martë opozita ka thirrur një protestë rreth orë 17:30. Analisti Arben Meçe ka analizuar këtë protestë të paralajmëruar për ditën e sotme edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Analisti Meçe shprehet se ish-kryeministri me këtë protestë synon të testojë dhe të shohë mbështetjen ndaj tij.
Meçe sjell në vëmendje edhe vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, Antony Blinken duke thënë se kjo vizitë ishte qartazi një goditje për Berishën.
“Suksesin një protestë e ka kur njerëz. Ky miting është një test i Berishës për të kuptuar vetë Berisha sa ka suportin dhe jo të rrëzojë sistemin. Sepse nuk ia arrin dot, Situata politike nuk po prodhon një moment që të mbledhë njerëz. Ardhja e Blinken në Tiranë ishte një goditje e rëndë për Berishën dhe tani Berisha po del të thotë, ‘ju nuk më doni’, por mua më do populli”, tha ai.
Federata e opozitës?
Arben Meçe: Këtë nuk po e shoh sot. Nuk u mor vesh asnjë bashkim, Gaz Bardhi nuk përfaqëson asnjë linjë politike, por një individ që i është bashkangjitur edhe Mziu. Këto janë skenarë të Berishës, që janë prej 30 vitesh. Këta nuk e dinë sa njerëz do të mbledhin, a do t’i kalojnë dot 2 mijë veta në këtë proteste? Këta janë dëmi më i madh i Shqipërisë.
/abcnews.al/