Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka komentuar si një veprim të gabuar mënyrën si Granit Xhaka reagoi kur u zëvendësua. Mesfushori me origjinë shqiptare u hakërrua ndaj tifozëve, por dhe stafit teknik të Arsenalit, duke shkuar direkt e në dhomat e zhveshjes. Pas ndeshjes, Emery foli për mediet britanike, ku u shpreh: “Xhaka? E teproi, ajo që ai bëri ishte e gabuar.
Gjithsesi, dua të qëndroj i qetë dhe do të flas personalisht me të. Fillimisht, do të dëgjoj versionin e tij të historisë, më pas do të diskutojmë të gjithë së bashku si skuadër. Për momentin, nuk dua të komentoj më tepër”, tha mes të tjerash numri një i “Topçinjve”./abcnews.al