Ukraina pretendon se ka rrëzuar dy avionë luftarakë të Rusisë

schedule07:23 - 20 Shkurt, 2024

schedule 07:23 - 20 Shkurt, 2024

Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Nikolay Oleschuk pretendon se kanë rrëzuar dy avionë luftarakë të Rusisë, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Oleschuk tha se Forcat Ajrore të Ukrainës mëngjesin e sotëm rrëzuan dy avionë luftarakë të llojit Su-34 dhe Su-35S të ushtrisë ruse.

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës në një deklaratë të shtunën tha se kanë rrëzuar dy avionë luftarakë të llojit Su-34 dhe Su-35 të ushtrisë ruse.

Gjithashtu në një deklaratë të dielën nga komanda thuhet se ushtarët e Komandës Ajrore Lindore, rrëzuan një avion luftarak rus në drejtim të lindjes.