Aktori më famë botërore Xhemi Agaj i ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për karrierën e tij tashmë prej 20 vitesh në Kanada.
Ai rrëfeu se përgjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur mbi 50 role negative, kjo për shkak të pamjes fizike. Ndër të tjera zbuloi arsyen pse u rikthye në Kosovë, ku tha se ka ardhur për arsye familjare, por edhe për një projket, film, ku sërish ka rolin e një personazhi negativ.
“Mjekrën e kam edhe për shkak të profesionit. Luaj më shumë role negative, mund të luaj role të moshës së tretë madje. Profesorët më kanë thënë që do shkëlqejë në role negative.
Unë flas 7 gjuhë të huaja, madej di dhe serbisht, për shkak të televizionit. Babai im ka qenë njeri shumë i shkolluar, kemi qenë një familje muzikantësh, artistësh. Unë kam studiuar për klarinetë, më pas gjeta veten te aktrimi dhe ndaj studiova te Akademia e Arteve në Prishtinë.
Kur jam në xhirim harroj çafër ka ndodhur dhe çfarë do ndodhë, është një gjendje meditimi. Ndoshta kjo më ka ndihmuar që të kem 50 role. Dua të them që ka shumë konkurrencë, për një rol mund të jenë 50 kandidatë. Kur shoh veten në ekran mendoj se kam pasur mundësi për të bërë më mirë, mirëpo e kam tejkaluar.
Në Kosovë u riktheva për disa çështje personale, familjare, por edhe për një projekt. Para se të fillonte pandemia kisha audicion për një serial të CBS. E përjetova keq sepse nuk kishte arsye pse të mos ma jepnin rolin. Ishte një serial me 13 pjesë. Kam pasur audicion për rol të Richard Gear, por nuk u bë si projekt“, rrëfeu aktori shqiptar Xhemi Agaj. /abcnews.al