Shqiptarja Fjolla Sheholli në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News rrëfeu rrugëtimin e saj për zhvillimin e biznesit në zemër të Brooklyn.
“Ne punojmë me fermerë që kultivojnë gjëra të egra dhe fermerë që i rrisin kafshët menyja jonë është diçka fikse, dhe ndryshon vetëm në një kohë sezonale”, ka treguar ajo.
Gjithashtu Sheholli u shpreh se kujdesen shumë edhe për njerëzit që kanë probleme me ushqimin, pra ka produkte specifike për klientë të “veçantë”, që kanë alergji apo që nuk preferojnë mishin.
“Gjërat e malit shijen e kanë shumë më intensive, dhe kryesisht janë gjëra që kanë shumë shije”, u shpreh ajo.
Gjithashtu ajo tregoi edhe një detaj të veçantë se ka studiuar për piano, por më pas i ka lindur dëshira për t’u marrë me këtë biznes.
“Lindi si një dëshirë për t’i bërë njerëzit të provojnë ushqimin e vërtetë të egër të natyrës. Në fillim të biznesit nuk ka qenë aspak e lehtë”, tregoi ajo.
/abcnews.al/