Ndërsa përdorimi i rrjeteve sociale është bërë trend që në mosha të vogla, ka edhe adoleshentë që nuk kanë pasur kurrë një llogari në to dhe madje nuk i përdorin smartphonet. Ema Shazivari ju njeh me një vajzë gjimnaziste që fokusin e ka tek studimi për të ndjekur ëndrrën e saj për mjekësi si dhe tek aktivitetet sportive në kohen e lirë.
Ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj, në vend të telefonit, në duar mban gjithmonë një libër. Ajo nuk ka as telefon celular e as rrjete sociale, dhe kohën e lirë zgjedh që ta kalojë me librat, deri në orët e para të mëngjesit.
Në jetën e saj ka një synim të qartë, dëshiron të bëhet mjeke dhe çdo gjë që bën, e ka te lidhur me këtë synim.
“Thotë se ka pasur raste që edhe shoqet e saj e kanë paragjykuar për faktin që është e shkëputur totalisht nga jeta virtuale. Edhe gjatë pushimeve verore Dea nuk përdor celular. Kohën e lirë e kalon me aktivitetet sportive”.
“Në shumë familje prindërit debatojnë me fëmijët për kohën që këta të fundit shpenzojnë në rrjete sociale, në familjen e Deas, ka një tjetër debat”.