Me Sali Berishën në izolim në shtëpi dhe një PD që vazhdon të jetë e përçarë, as Ilir Meta, nuk e nxjerr emrin e tij për të qenë përball Edi Ramës në garën elekotrale të 2025.
“Emri im do të udhëheq Partinë e Lirisë”
Ilir Meta i është bashkuar Federatës së pjesshme Opozitare dhe siç duket do të mbështesë një kandidat që do e zgjedhin të gjithë.
“Preferojmë një kandidaturë sa më gjithëpërfshirëse”
Se kur opozitarët e bashkuar do të nxjerrin emrin, kjo është ende e paqartë se kur do të ndodh, në kushtet kur grupet demokrate ende presin një vendim për logon e vulën e PD-së, që vijon ta mbaj Lulzim Basha. Meta nuk e ka vijë të kuqe Bashën, për t’u bërë pjesë e Federatës, edhe pse shpesh e ka akuzuar sit ë shitur tek Rama.
“Çdo njeri qe ka deshire te perballet me regjimin, eshte i mirepritur ne kete tryeze. Jam per bashkimin e te gjithë forcave opozitare ne një përpjekje qe nuk ka te beje me largimin e Edi Rames…”
Të premten vetë Meta nuk ishte në tryezën e krijimit të Federatës, por ai ka firmosur dokumentin, pa u interesuar se cilët parti janë pjesë e cilët jo.
“Nuk e kam parë kush ka formosur e kush jo, por e kam firmosur, mua më është paraqitur dokumenti nga PD dhe është parimor dhe në përputhje me qëllimet dhe objektivat e PL”
Federatës përvec Lulzim Bashës, nuk i është bashkuar as Shpëtim Idrizi i PDIU-së, që nuk preferon të futet mes një PD-je të përçarë, e as Dashamir Shehi i LZHK-s. Federata mbetet jo e qarte nëse do formoje një torte te perbashkët elektorale qe do ndahet pas zgjedhjeve si dhe te zgjedhe një kandidat te pranuar nga te gjithë për kryeminister, megjithese ne heshtje, pqrfshirë dhe Metën, kane pranuar qe ky, nuk mund të jetë Sali Berisha./abcnews.al