Gjykata e Durrësit caktuar masën e “arresti me burg” për Ilir Koçiljen, që tre ditë më parë vrau me thikë fqinjin e tij, Halil Koka.
Në seancën për caktimin e masës 35-vjeçari është shfaqur i penduar, por në deklarimin e tij është ka qenë i paqëndrueshëm. Fillimisht ka deklaruar se ka humbur disa tendera përballë mafias dhe më pas shpjegoi se si kishte ndodhur ngjarja. Ai tha se kanë qenë 3 vetë që po e ndiqnin për ta rrahur, midis tyre edhe viktima.
Avokati mbrojtës kërkoi masë sigurie arrest me burg me afat dhe të vlerësohet gjendja e tij mendore Pasi dëgjoi palët gjykata udhëroi kryerjen e akt eksperimit mjeko ligjior për të përcaktuar gjendjen mendore të Koçilajt. Ky i fundit jeton i vetëm në Durrës, pasi familjarët e tij janë në emigracion.
Ilir Koçilaj njihej si person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2018-të ai u dënua me 4 muaj burg për akuzën e përndjekjes. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas një sherri mes dy banorëve për parkimin e makinës së viktimës në hyrjen para pallatit./abcnews.al