Nuk kishte si të mungonte goli i tij, në “Derbin e Madh”, të kryeqytetit, me “Demat e Kuq”, që kanë përmbysur gjithçka duke marrë avantazhin, që në fraksionin e parë të lojës, ndaj “Bardhebluve” të Tiranës, në “mitikun” e “Air Albania”.
Pasi merr një pasim në hyrje të zonës, “fantazisti” i krahut, Tedi Cara driblon bukur mbrojtjen “Bardheblu”, duke e çuar topin me një goditje potente, në rrjetën e portierit, Abdullahu. Rezultati shkon në 2 me 1. /i.m /abcnews.al