Nora Gjakova “magjike”, xhudistja “Dardane” do të përballet në çerekfinale me serben Perisic

schedule10:31 - 16 Shkurt, 2024

schedule 10:31 - 16 Shkurt, 2024

Xhudisjta “dardane” Nora Gjakova ka fituar në dy përballjet e para në Grand Slam që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Gjakova e ka nisur ditën mbarë duke fituar dy ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë. Në përballjen e parë, xhudistja pejane ka mposhtur me ‘ippon’ gjeorgjianen Nino Loladze.

Pas kësaj, Nora ishte e saktë edhe në përballjen e dytë duke fituar me ‘pikë të artë’ ndaj Acelja Toprak të Azerbajxhanit.

Me këto fitore, sportistja kosovare kalon në çerekfinale ku do të ndeshet me serben Marica Perisic./h.ll/abcnews.al