Conference League/ Ajax “shpërthen” në fund, Real Betis zhgënjen ndaj Dinamo Zagreb, Gent mundet nga Maccabi Haifa

schedule23:41 - 15 Shkurt, 2024

schedule 23:41 - 15 Shkurt, 2024

Kanë përfunduar takimet e orës 21:00 të raundit të 1/16-ave të Conference League, me “Harkëtarët” e Ajax, që “ngecën” në “shtëpi” në barazimin 2-2 ndaj Bodo/Glimt, por me miqtë që e mbyllën me dhjetë lojtarë këtë takim, që rezultoi shumë i luftuar.

Miqtë zhbllokuan sfidën në minutën e 16’, me Gronbaek që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Hauge. Sfida vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e 64’, kur Gronbaek shënoi golin e dytë për skuadrën e Bodo/Glimt. Megjithatë në minutën e 90’ Bjortuft mori karton të kuq dhe e la skuadrën e miqve me dhjetë lojtarë, ndërsa u dhuroi penallti kundërshtarëve.

Penalltia u mor përsipër të ekzekutohej nga van den Boomen dhe ia doli më së miri duke realizuar në minutën e 90+1’ dhe duke rihapur sfidën. Në fund rezultati u vendos nga Berghuis, i cili shënoi golin e barazimit për Ajax-in në minutën e 90+7’, duke bërë që ndeshja e parë me Bodo/Glimt të mbyllej me rezultatin 2-2.

Ndërkaq, në përballjet e tjera të mbrëmjes, spanjollët e Real Betis u mundën nga kroatët e Dinamo Zagreb, me rezultatin minimal, 0 me 1, izraelitët e Maccabi Haifa fituan me rezultatin 1 me 0, ndaj belgëve, të Gent, ndërsa zviceranët e Servette e mbyllën në “paqe” sfidën e parë, me kampionët bullgarë të Ludogorets. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!