Vota në OKB, Rama i përgjigjet Metës

schedule17:42 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 17:42 - 29 Dhjetor, 2017

Politika e Jashtme është ekskluzivitet kushtetues i Qeverisë. Me këto fjalë, Kryeministri Rama i ktheu përgjigje Presidentit Meta që në lidhje me votën e Shqipërisë në OKB është ankuar se askush nuk ishte konsultuar me të. Rama shpjegoi përse sipas tij Meta e dinte qëndrimin e Shqipërisë, ndërsa u shpreh dakort me Presidentin për nënshtetësinë e Kryepeshkopit Janullatos. Rama foli edhe për negociatat me Athinën dhe çështjen e varrezave greke.

Në analizën e 100 ditëve të para të Qeverisë, Edi Rama u ndal edhe te politika e Jashtme. Interesi I gazetarëve lidhej me votën e Shqipërisë në OKB dhe debatin që ajo shkaktoi, në të cilin u përfshi edhe Presidenti i Republikës. Këtij të fundit, Kryeministri i tregoi Kushtetutën.

Presidenti u ankua se nuk e kishte konsultuar kush, por Kryeministri pretendon se qëndrimi i Shqipërisë është përvijim i një vendimi të marrë vite më parë, të cilin Ilir Meta e njihte mirë.
Kundërshtarët e Kryeministrit kanë nënvizuar se kishte edhe vende anëtare të BE-së që mbajtën qëndrime të ndryshme.
I pyetur nëse nëse Shqipëria zgjodhi mes Turqisë dhe Amerikës, Kryeministri dha këtë përgjigje.

Duke e cilësuar si qesharak debatin e krijuar mbi këtë çështje, Rama e mori atë si shembull të çfarë e quan katundi politiko-mediatik.
Në politikë të jashtme ishte në një mendje me Presidentin përsa i përket nënshtetësisë së Janullatosit, të cilën e quajti të vonuar.

I pyetur nga ABC News nëse kjo ishte kërkuar nga Athina, Rama shmangu përgjigjen direkte por e quajit si shumë serioze negociatën me Greqinë.
Për çështjen e varrezave të ushtarëve grekë dha një sqarim.
Jashtë vëmendjes nuk la as marrëdhëniet me Maqedoninë.
Sipas Ramës, këto janë shembuj të qasjes së re të Tiranës ndaj të tjerëve, përsa i përket politikës së jashtme./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Indrit Maraku

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!