Stoltenberg: Sulmi ndaj një aleati të NATO-s do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve

schedule10:36 - 15 Shkurt, 2024

schedule 10:36 - 15 Shkurt, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka reaguar sërish ndaj deklaratave të Trump duke thënë se një sulm ndaj një aleati të aleancës do të cilësohej si një sulm ndaj të gjithëve.

“Një sulm ndaj një aleati do të konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve,” theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas mbërritjes në Samitin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, kur u pyet në lidhje me komentet e Donald Trump dhe inkurajimin e Moskës për të sulmuar çdo anëtar të NATO-s.

“Neni 5, angazhimi për të mbrojtur të gjithë dhe sipas të cilit një sulm ndaj një aleati do të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve, është zemra dhe thelbi i NATO-s. Kjo vlen për të gjithë aleatët.

Çdo sugjerim se ne nuk jemi atje për të mbrojtur të gjithë aleatët do të minojë sigurinë e të gjithëve ne duke rrezikuar jetën e ushtarëve tanë që janë në vijën e parë për të mbrojtur të gjithë leancën”, theksoi Jens Stoltenberg.

Ai gjithashtu deklaroi se duhet të investojmë më shumë dhe jemi në rrugën e duhur. Sepse tani kemi shifra historike përsa i përket investimeve në mbrojtje. Vitin e kaluar, ne pamë një rritje reale prej 11% në shpenzimet e mbrojtjes në të gjithë Europën dhe Kanadanë”.

“Këtë vit presim që 18 aleatë të arrijnë qëllimin për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen”, nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!