Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur pas barazimit 2-2 kundër Parmës. Strategu italian analizoi takimin dhe foli për disa tema. Për Sky Sport, Conte u shpreh: “Duhet të shikojmë vetëm paraqitjen tonë dhe asgjë tjetër.
Në pjesën e dytë, bëmë një ndeshje për t’u harruar. Parma bëri një ndeshje të madhe, dy golat që ata shënuan ishin dhe për meritë të tyre, por dhe për shkak se patëm disa momente shpërqëndrimi. Por me atë që dy skuadrat treguan në fushën e lojës, mendoj se e meritonim fitoren.
De Vrij kishte probleme fizike, edhe Asamoah, që po vuan nga një shqetësim në gju. Po bëhet gjithmonë e më e vështirë të luhet në këto kushte, po luajmë shumë ndeshje në një afat të shkurtë. Disa herë, po e pësojmë dhe nga mungesa e durimit, duam të arrijmë sa më shpejt te porta kundërshtare. Kemi katër ndeshje në 12 ditë, kështu që nuk do të jetë aspak e lehtë”, përfundoi Conte./abcnews.al