Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

schedule16:22 - 14 Shkurt, 2024

schedule 16:22 - 14 Shkurt, 2024

Një 31-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur më datë 11 shkurt. Sipas informacioneve paraprake e mitura ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht. Autoritetet kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!