Një person u vra dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur nga një sul me raketa në qytetin verior të Izraelit, Safed.
Eli Bin, drejtor i përgjithshëm i Magen David Adom (MDA), tha për mediat izraelite se një trup u gjet gjatë një kontrolli të një ndërtese të dëmtuar nga një raketë në zonën Safed.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklaruan se një bazë në pjesën veriore të vendit ishte shënjestruar nga raketat nga Libani, pa specifikuar qytetin. Forcat Ajrore izraelite filluan një “valë të gjerë sulmesh” në Liban, njoftuan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
Qeveria izraelite dyshon se pas sulmit me raketa fshihet Hezbollahu, ndërkohë këta të fundit nuk kanë marrë përsipër vdekjen e një personi dhe plagosjen e tetë të tjerëve. /abcnews.al