Rikthehet në “shtëpinë e vjetër”/ Bardhi, thirrje për bashkim në selinë e PD

schedule15:28 - 12 Shkurt, 2024

schedule 15:28 - 12 Shkurt, 2024

TIRANË- Pas dy vitesh mungesë, Gazment Bardhi së bashku me grupin e tij të deputetëve u rikthyen këtë të hënë në “shtëpinë e vjetër”.

Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja, e cila po ndjek nga afër zhvillimet në PD, raportoi se Bardhi e cilësoi këtë ditë si një “bashkim mes demokratëve”.

“Bardhi hyri me deputetët e tij në selinë e PD pas dy vitesh mungesë. Prej ditës së sotme mund të konsiderohet një bashkim, siç tha ai”, raportoi ajo.

Në një deklaratë për shtyp, Bardhi u shpreh shkreh se bashkimi është rruga e vetme, ndërkohë shtoi se PD do jetë në çdo cep të Shqipërisë.

Mes tjerash Bardhi theksoi se është koha që demokratët t’i thonë jo përçarjes dhe konflikteve, të hapen drejt ideve të reja dhe të përgatiten për betejat politike. Por, përkundër këtyre thirrjeve, situata reale duket krejt tjetër në Partinë Demokratike.

Njëri prej fraksioneve, i cili përfaqëson PD-në zyrtare, siç është grupi i Lulzim Bashës vazhdon të kryejë aktivitetin e tij politik jashtë godinës së “SHQUP-it”, në një seli të marrë me qira./ abcnews.al